Bota

Vazhdojnë protestat kundër Netanjahut në Izrael

Me mijëra banorë të Izraelit janë ngritur në protesta kundër Beniamin Netanjauht kryeministrit të regjimit sionist.

Protestat janë organizuar për të dënuar korrupsionin e Netanjahut dhe të pranishmit në pankartat e tyre në vend që të shkruanin Krye-Ministër kanë shkruar fjalën Krim-ministër. Më mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër kryeministrit Beniamin Netanjahu I cili akuzohet nga prokuroria dhe policia për afera korruptive. Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë e vendit të nisë një hetim penal për dy raste të caktuara në të cilat është i përfshirë kryeministri i regjimit të Izraelit , Beniamin Netanjahu. Sipas kanalit 10 të televizionit izraelit, Netanjahu do të intervistohet për të dhënë dëshmi pas një hetimi nëntëmuajsh policor në dy çështje të paspecifikuara. Ndërkaq, gazeta The Times of Israel raporton se policia është duke hetuar Netanjahun mbi dyshimet për mashtrim dhe për dhënie ryshfeti. Pas zbulimit të rolit të kryeministrit të regjimit sionist në dosjet e korrupsionit dhe mashtrimeve, një funksionar tjetër i regjimit sionist ka deklaruar gatishmërinë e vetë për të marrë postin e kryeministrit të regjimit sionist. Netanjahu aktualisht po përballet me akuza për korrupsion dhe policia izraelit po heton në lidhje me këtë çështje./ PT

OPINIONE