Vazhdojnë protestat kundër Netanyahut në Izrael

Mijëra persona në Izrael zhvilluan protestë kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu me arsyen për gjykimin për korrupsion ndaj tij dhe dështimin në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në protestën e organizuar nga grupi që njihet si “Lëvizja e Flamujve të zi” morën pjesë mijëra njerëz.

Protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “kryeministri i krimit” kundër Netanyahut dhe shpeshherë hodhën slogane “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi”.

Përderisa policia u përpoq të arrestojë disa persona, protestuesit reaguan ndaj kësaj duke brohoritur kundër policisë “turp”.

Në Izrael i cili ndodhet nën ndikimin e valës së dytë të COVID-19 dhe ku papunësia ka tejkaluar 20 për qind, protestat kundër Netanyahut vazhdojnë prej 3 mujash duke u rritur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne