Vazhdojnë protestat në Jordani, populli insiston për heqjen e ligjit mbi tatimet

Protestat masive në mbarë Jordaninë kanë vazhduar edhe mbrëmë, tetë ditë pasi Qeveria e këtij vendi miratoi ligjin e ri të tatimeve që parasheh taksa të reja për të ardhurat e punëtorëve.

Protesta kryesore edhe mbrëmë është mbajtur në Aman në afërsi të selisë së Qeverisë ndërsa protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetet tjera, përfshirë Irbid, Er-Remse dhe Al-Kerak.

Protestat u ndoqën nën masa të larta të sigurisë ndërsa protestuesit kërkuan heqjen e plotë të ligjit mbi tatimin, por edhe moratorium për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, karburantit dhe emergjencave tjerë.

Kryeministri jordanez Hani al-Mulki të hënën dha dorëheqje tek mbreti Abdullah II i cili e pranoi dorëheqjen dhe emëroi ministrin e Arsimit Omar al-Razzaz për mandatar të Qeverisë së re.

Arsyeja për protesta ishte vendimi i javës së kaluar i Qeverisë së Jordanisë për të vendosur tatime shtesë për të gjithë të punësuarit, të ardhurat vjetore të të cilëve tejkalojnë pragun prej 8.000 dinarëve jordanezë (11.200 dollarë). Plani për vendosjen e tatimit shtesë për pagën do t’i sillte arkës shtetërore 140 milionë dollarë shtesë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne