Vazhdojnë reagimet e autoriteteve turke ndaj Sigmar Gabriel

Kryeministri Binali Yıldırım ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili ka kritikuar Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Ai le të shikojnë punën e tij, të merret me punët e vendit të tij. Të mos përpiqen të diktojnë Turqinë. Asnjë nuk mund ti flasë Turqisë me gjuhën e diktatit. Asnjë nuk ka të drejtë dhe nuk i takon të ndërhyjë në punët e brendshme të Turqisë”, tha Jëlldërëm në adresë të Gabrielit, i cili gjatë një vlerësimi që kishte bërë lidhur me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) kishte thënë: “Problemin e kemi me Erdoanin, jo me turqit”.

Një reagim tjetër ndaj Gabrielit erdhi nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Melvut Çavuşoğlu).

Në deklaratën që bëri nga kryeqyteti i Polonisë, Varshavë, Cavushollu tha:

“Shohim që nga Gjermania vijnë deklarata që i kapërcejnë kufijtë. Zgjedhjet vijnë e shkojnë, por miqësitë janë të përhershme. Uroj që ata të jenë të kujdesshëm. Edhe pse janë në prag të zgjedhjeve, nuk ka nevojë për retorika populiste. Gjermania nuk duhet ta kalojë vijën”, tha shefi i diplomacisë turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne