Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite në orët e fundit kanë kryer 42 bombardime në provincat Saade dhe Hexha në Jemen.

Jahja Sarei, në një prononcim për mediat deklaroi se këto sulme kanë shkaktuar dëme të shumta sidmos në shtëpitë e banimit dhe në tokat bujqësore. Në të njëjtën kohë forcat e koalicionit agresor saudit kanë qëlluar me topa dhe armë të rënda në drejtim të banorëve të qyteit Darihmi pjesë e provincës Hadida në Jemen. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit shtoi se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë arritur të kryejnë me suksese operacionet hakmarrëse kundër agresorëve sauditë duke vrarë shumë forca saudite në provincën Xhizan.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.

Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne