Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen

Ditën e dielë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në Jemen.

Nga sulmet e kryera në rajonin Al Masud në qytezën Servah, avionët sauditë kanë vrarë të paktën 5 civilë mes tyre një femër. Avionët sauditë bombarduan edhe rajonet Mesahef dhe Al Subhan të qytezës Bagem në provincën Saade. Nga ana tjetër ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar ushtarakët sauditë në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e ndjekur nga disa vende të tjera arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit, duke lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë dhe duke shkatërruar jashtëzakonisht shumë infrastrukturën e këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne