Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza

Ushtria izraelite sulmoi një nga bazat e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës. Qendra palestineze për informim bëri të ditur të dielën se ushtria e regjimit sionist sulmoi me disa predha artilerie një bazë të rezistencës palestineze në kampin lindor Al-Mukazi pranë qendrës së Rripit të Gazës.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në bazën e rezistencës, por nuk shkaktoi viktima. Kjo është hera e tretë në javën e kaluar që ushtria sioniste sulmon Rripin e Gazës. Dje, ushtarët izraelitë plagosën së paku pesë palestinezë në sulmet pranë Rripit të Gazës. Regjimi sionist vazhdimisht nën pretekste të ndryshme kryen sulme ajrore, tokësore dhe detare ndaj rajoneve të ndryshme të Rripit të Gazës duke vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne