Vazhdojnë tensionet mes Turqisë dhe Amerikës për sistemin S-400

Në vazhdën e tensioneve mes Amerikës dhe Turqisë për shkak të sistemit rus S-400 të blerë nga Turqia, sekretari amerikan i mbrojtjes edhe një herë ka shpresuar se Turqia do të heqë dorë nga ky sistem.

Mark Esper, ka deklaruar se Turqia për shkak se është anëtare e NATO-s ajo duhet të heqë dorë nga programi për blerjen e sistemit S-400 nga Rusia. Komiteti i politikës së jashtme në Kongresin amerikan ka kërkuar nga presidenti Donald Trump të sanksionojë Turqinë për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400. Pasi dërgesa e parë e sistemit S-400 është futur në Turqi në muajin korrik të këtij viti, Ankaraja është përjashtuar nga blerja e avionëve F-35 dhe është anuluar propozimi që Turqisë t’i shitet sistemi raketor Patriot. Dërgesa e parë e sistemeve të mbrojtjes ruse S-400 në Turqi ka përfunduar,dhe një dërgesë e dytë tani është duke u planifikuar për të arritur në Ankara, thanë zyrtarët ushtarakë turq. Ankaraja bëri të ditur se është duke u përgatitur për grupin e dytë të sistemeve ruse S-400, duke u përgatitur për një përballje potenciale të re me Shtetet e Bashkuara. Turqia tha se ishte ende e angazhuar në bisedimet me zyrtarët e SHBA-së, për të blerë sistemin e mbrojtjes Patriot, të cilin Uashingtoni e kishte ofruar si një alternativë ndaj S-400. Ndërkohë, zyrtarët turq thonë se largimi i Turqisë nga programi i furnizimit me aeroplanët ushtarakë amerikanë F-35 ende nuk është finalizuar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kohët e fundit e ka përshkruar refuzimin e SHBA për t’i dhënë avionët F-35 Ankarasë si “grabitje”. Presidenti turk tha se vendi i tij kishte paguar deri tani 1.4 miliardë dollarë për avionët F-35 dhe kishte marrë vetëm katër nga 116 avionë. Korporata shtetërore ruse Rostec ka thënë se Moska është gati të furnizojë Turqinë me avionët e saj Sukhoi Su-35  nëse Ankaraja i kërkon ata./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne