Vazhdojnë vrasjet e koalicionit amerikan në Siri, kësaj radhe vriten 23 civilë

Në sulmet e 48 orëve të fundit të koalicionit të të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS nën komandën e Amerikës, në qytetin Raka në veri të Sirisë, janë vrarë të paktën 23 civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto sulme gjithashtu kanë plagosur 46 civilë sirianë. Ushtria e Amerikës së fundi në një deklaratë ka thënë se që nga fillimi i sulmeve të koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS të drejtuar nga Amerika në Siri (nga viti 2014) e deri më tani, janë vrarë të paktën 484 civilë irakianë dhe sirianë. Mirëpo hetimet e grupeve vëzhguese tregojnë se 3000 civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit amerikan në Irak dhe Siri. Amerika në vitet e fundit disa herë me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, ka bombarduar dhe vrarë civilët në Siri dhe Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne