Vazhdon aplikimi për drejtuesin e BKH, deri tani 5 kandidatë

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka bërë sot thirrje publike për të nxitur aplikimin për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, njësisë hetimore të SPAK-ut.

Zoti Kraja tha se ‘SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që ka lidership, integritet dhe profesionalizëm’ dhe ftoi kandidatët të aplikojnë deri më 30 janar 2020.

Deri më tani persona kanë aplikuar për kreun e BKH:

  1. Ibrahim Disha;
  2. Artan Shkëmbi;
  3. Gjovalin Ulndreaj;
  4. Adriatik Ago;
  5. Sabri Hoxha.

Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë të SPAK që kanë më shumë vite punë eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne