Vazhdon dërgimi i sistemit raketor S-400 nga Rusia në Turqi

Në kuadër të dorëzimit të komponentëve të Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore Rajonale me Rreze të Gjatë Veprimi S-400 në aeroportin ajror Murted të Ankarasë ka zbritur edhe avioni i 14-të i ngarkuar me pjesë të këtij sistemi.

Sistemet S-400 përbëhen nga 4 komponentë kryesorë1) sistemi i përcaktimit me radar (të objekteve fluturueses) në distancë të gjatë, 2) njësia e komandimit dhe kontrollit, 3) shtrati për lëshimin e raketave dhe 4)radari i angazhimit. Pjesët e sistemit përveç raketave do të sillen në Turqi me rrugë ajrore dhe pastaj do të montohen.

Ndërsa raketat, që janë dhe komponenti më e ndjeshëm i sistemit, do të transportohen dhe dorëzohen me rrugë detare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne