Vazhdon përhapja e shpejtë e COVID-19 në Perëndim, Italia shteti i parë në karantinë

E gjithë Italia është shndërruar në një karantinë kundër koronavirusi nga dita e martë. Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili ka vendosur që i gjithë vendi të vihet në karantinë duke ndaluar lëvizjet e brendshme.

“Nuk do të ketë më një zonë të kuqe. Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Italinë”, ka thënë ai.

Përmes një deklarate për mediat të hënën në mbrëmje, Conte ka shtuar se infektimet dhe rastet e vdekjeve nga virusi vdekjeprurës po përhapen me shpejtësi dhe për këtë shkak duhet që të merren masat për të shpallur karantinë të gjithë Italinë.

“Lëvizjet në të gjithë Italinë do të jenë të mundshme vetëm për arsye të punës, domosdoshmërisë apo shëndetit”, njoftoi kryeministri italian.

Ai është shprehur më tej se do të ndalohen të gjitha tubimet, aktivitetet sportive dhe mbledhjet e tjera masive të njerëzve.

Ndërkaq, portali informativ “Worldometer”, i cili përpilon të dhëna të reja lidhur me rastet e reja të vendeve ku është regjistruar COVID-19, ka përditësuar në 114.458 numrin e rasteve të koronavirusit në të gjithë botën.

Gjithashtu në këtë uebfaqe thuhet se për shkak të koronavirusit të ri kanë humbur jetën gjithsej 4.027 persona dhe 64.270 janë shëruar në shkallë botërore.

COVID-19 ka shkaktuar 3.136 vdekje në Kinë, 3 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut, 463 në Itali, 237 në Iran, 54 në Korenë e Jugut, nga 30 në Francë dhe Spanjë, 27 në SHBA, 16 në Japoni, 7 në Irak, 5 në Britaninë e Madhe, nga 4 në Holandë dhe Australi, nga 2 në Zvicër, Gjermani dhe San-Marino dhe nga 1 person në Kanada, Egjipt, Tajlandë, Tajvan, Filipine dhe Argjentinë.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në territorin e Kinës kontinentale ka arritur në 80.575, ndërsa janë regjistruar 116 raste në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut dhe 10 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos. Po ashtu koronavirusi i ri është konstatuar edhe tek 45 persona në Tajvan.

Sipas “Worldometer”, numri i rasteve në vendet dhe rajonet e tjera të botës është si më poshtë:

Itali 9.172, Kore e Jugut 7.513, Iran 7.161, Francë 1.412, Spanjë 1.231, Japoni 1.226, Gjermani 1.224, SHBA 708, Zvicër 374, Britani e Madhe 321, Holandë 321, Suedi 261, Belgjikë 239, Norvegji 227, Singapor 160, Austri 131, Malajzi 117, Danimarkë 113, Bahrejn 109, Australi 101, Greqi 84, Kanada 77, Irak 71, nga 65 në Kuvajt 65 dhe Islandë, nga 59 në Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, San-Marino 51, nga 50 në Tajlandë dhe Izrael, Indi 47, Çeki 40, Liban 41, Portugali 39, Finlandë 33, Vietnam 31, nga 25 në Brazil, Slloveni dhe Palestinë, nga 24 në Filipine dhe Irlandë, nga 20 në Algjeri, Rusi dhe Arabi Saudite, Indonezi 19, nga 18 në Oman dhe Katar, nga 17 në Argjentinë, Rumani dhe Poloni, Pakistan 16, nga 15 në Ekuador dhe Gjeorgji, nga 13 në Kroaci dhe Kili, nga 10 në Shqipëri dhe Estoni, nga 9 në Azerbajxhan, Kosta-Rikë, Hungari dhe Peru, nga 7 në Meksikë, Sllovaki, Afrikë e Jugut dhe Maqedoni e Veriut, nga 6 në Bjellorusi, Letoni dhe Maldive, nga 5 në Republikën Dominikane, Luksemburg, Zelandë e Re, Guinenë Franceze, Tunizi dhe Bosnjë-Hercegovinë, nga 4 në Afganistan, Senegal, Bullgari dhe Maltë, nga 3 në Bangladesh, Kolumbi dhe Kamboxhia, nga 2 në Marok, Nigeri, Kamerun, Ishujt Faroe, Martinik, Shën-Martin, Serbi e Qipron Greke dhe nga 1 rast në Andorrë, Armeni, Jordani, Lituani, Monako, Nepal, Sri-Lankë, Ukrainë, Butan, Brunei, Burkina-Faso, Ishujt Mansh, Gjibraltar, Vatikan, Lihtenshtajn, Moldavi, Mongoli, Panama, Paraguai, Shën-Barth, Togo dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne