Bota

Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

Në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan deri tani kanë humbur jetën 69 civilë dhe janë plagosur 322 të tjerë.

Prokuroria e Azerbajxhanit, ka njoftuar për humbjet e jetëve që sulmet armene kanë shkaktuar që nga 27 shtatori e deri më 28 tetor.

Në periudhën në fjalë përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën 69 civilë azebjaxhanas dhe janë plagosur 322 të tjerë.

Në sulmet e Armenisë gjithashtu kanë dalë jashtë përdorimit edhe 2.338 shtëpi, 92 apartamente dhe 415 ndërtesa publike.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe forcat e Azerbajxhanit, duke shkelur armëpushimet humanitare.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit./AA

OPINIONE

INTERVISTA