Vazhdon vjedhja e municioneve nga bazat ushtarake te izraelit.

Sipas raportit të IRNA nga agjencia e lajmeve palestineze Sama, Kanali 14 i regjimit sionist raportoi se një numër i madh municionesh ishte vjedhur nga baza ushtarake “Tazlim”. Sipas këtij raporti, ky municion është vjedhur teksa ishte vendosur në një automjet të blinduar dhe brenda tij flinin disa ushtarë në vend që ta ruanin.

Kjo media sioniste shtoi: Ushtria ka nisur hetimet për këtë incident. Në majin e kaluar, mediat e regjimit sionist raportuan gjithashtu se një sasi e madhe armësh është vjedhur nga baza ushtarake Tazlim. Vjedhja nga kazermat dhe qendrat ushtarake të regjimit sionist është kthyer në një problem serioz për këtë regjim. Në këtë drejtim, regjimi pushtues i Izraelit më 20 nëntor njoftoi se në një nga bazat e tij ushtarake në Golanin e pushtuar sirian ishte kryer një vjedhje e madhe armësh dhe municionesh. Mediat e regjimit sionist në atë kohë thanë se aparatet e sigurisë dhe policisë së këtij regjimi po hetojnë vjedhjen e rreth 70 mijë fishekëve dhe 70 granata dore nga një bazë ushtarake në Golanin e pushtuar sirian.

Në atë kohë edhe gazeta sioniste “Yediot Aharonot” paralajmëroi për vazhdimin e incidenteve lidhur me vjedhjen e armëve dhe municioneve nga bazat ushtarake që i përkasin ushtrisë së regjimit pushtues izraelit. Vjedhjet e përsëritura të armëve dhe municioneve nga kazermat e regjimit sionist bënë që ky regjim të krijojë një qendër policie brenda një kazerme ushtarake stërvitore në Negev në jug të territoreve të pushtuara.

Ngritja e këtij stacioni policor në kazermat ushtarake stërvitore Tazlim ishte në një situatë ku lajmet tregonin se në muajin nëntor një ekip palestinezësh kanë arritur të vjedhin rreth 6000 plumba nga depoja e municioneve të kësaj kazerme ushtarake. Ky ekip kishte depërtuar lehtësisht nëpër vrimat e rrethimit rrethues të kazermës dhe kishte vjedhur një sasi të madhe municionesh nga magazina e kësaj kazerme./Parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne