Vdekja e gruas së policit, të afërmit: Dëgjuam që po debatonin, pas pak minutash e gjetëm të pajetë

Të tjera detaje janë zbular për vdekjen e një 47-vjeçare në Durrës, e cila u gjet e vrarë në banesën e saj.

Mësohet se 47-vjeçarja, Merita Hajdari është dëgjuar nga të afërmit teksa ishte duke u debatuar me bashkëshortin e saj Sherif Hajdari, i cili është një punonjës policie.

Të afërmit shprehen në polici, ata dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës. Fill pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 13:20 në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar, efektivi i policisë së Durrësit u thirr në komisariat, ku u mor në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur është e bashkëshortit të saj, Sherif Hajdari me detyrë efektiv policie në Durrës. Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, duke e përqendruar çështjen tek dy pista; atë të vrasjes por edhe të vetëvrasjes.

Burimi: Gazeta shqiptare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne