Vdekja e sheikut: “Drogë dhe seks i çmendur”, ndërmjetësi i prostitutave tregon detaje dhe se si paguanin 65 mijë euro për një vajzë

Një djalë që punonte si ndërmjetës për gjetjen e vajzve që shkonin me djemtë e pasur arabë edhe sheikët ka treguar detaje nga jeta e tyre e çmendur mes drogës dhe seksit. Ky rrëfim vjen për “The sun”, pas vdekjes së sheikut Khalid Al Qasimi.

Jeta e shthurur e djemve arabë zhvillohet mes orgjive, jahteve luksove, drogë dhe prostitutave.

Djali që ka preferuar të mbetet anonim tregon se gjithçka mundohej të mbahej e fshehtë pasi kjo gjëështë e ndaluar në vendin e tyre. Ai shprehet se miliarderët e “arit të zi” paguajnë deri në 65 mijë paund në natë për të shkuar me një nga vajzat e Instagramit.

“Ata thjeshtë japin porosinë. Shohin një vajzë që pëlqejnë dhe më dërgojnë profilin e saj. Është kaq e thjeshtë.

Ata i gjejnë vajzat ose nga miqtë e tyre që i kanë rekomanduar, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznesi. Unë flas me vajzën, i jap çmimin, datën dhe vendndodhjen. Ky biznes po lulëzon.

Unë kam njohur një djale që ka paguar edhe 65 mijë paund për të fjetur një natë me një vajzë që kishte njohur në Instgram. Ishte i çmendur pas saj. Aty nuk përdoret vetëm kokainë por edhe ekstazë, përzierje me Viagra në këto festa seksi që mund të vazhdojnë për më shumë se 36 orë.

Nuk përjashtohet mundësia që sheiku Sheikh Khalid të ketë vdekur si rezultat I mbidozës së drogës,”– tha i riu.

Ai tregon më tej se vetë përfiton 10 për qind të shumës dhe jeton shumë mirë me këto para që fiton.

Princi i njohur arab, që shquhej për jetën e tij të kamur është gjendur i vdekur në apartamentin e tij në Londër. Princi Khalid Al Qasimi, vdiq në moshën 39 vjeçare dhe ambulanca njoftoi policinë se kishte gjetur një sasi të konsiderueshme droge të klasit A në apartament.

Kjo nuk është tragjedia e parë që ka goditur familjen, pasi vëllai më i vjetër Sheikh Khalid, Sheikh Mohammed Bin Sultan Al Qasimi, vdiq nga një mbidozë heroine./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne