Vdes bashkëshortja e Nelson Mandelës

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Winnie Mandela, bashkëshortja e presidentit të të parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur asistenti personal.

E lindur në Bizana në Capen Linore më 1936‚ ajo ishte zhvendosur në Johannesburg për të vazhduar studimet në punë sociale.

Ajo është takuar me aktivistin kundër aparteidit Nelson Mandela në vitin 1957, me të cilin ishte martuar një vit më vonë dhe kishte dy fëmijë.

Megjithatë, jeta martesore e tyre ishte e shkurtër, pasi Mandela ishte arrestuar në vitin 1963 dhe u dënua me burgim të përjetshëm nën akuza për tradhti. Mendala u lirua në vitin 1990

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne