Vdes e mbijetuara e bombardimit bërthamor në Hiroshima

Jushi Uka, personi i parë që dha lajmin për bombardimin me armë bërthamore të qytetit Hiroshima, vdiq në moshën 86 vjeçare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se më 6 gusht të vitit 1945, Jushi Uka kur ishte vetëm 14 vjeçe, vepronte si ndërlidhëse në një qendër komanduese të forcave japoneze dhe ishte e para që publikoi lajmin e bombardimit bërthamor të Hiroshimës nga Amerika për publikun japonez dhe për mbarë publikun botëror. Jushi Uka pas sulmit me bombë atomike, në një kontakt, deklaroi se Hiroshima është bombarduar me një bombë të re e cila më vonë u përcaktua se ishte bombë bërthamore dhe ishte shkatërruar. Ajo bombë ishte hedhur nga bombarduesi amerikan në mëngjesin e datës 6 gushtë të vitit 1945. Barak Obama, ish-presidenti i Amerikës, në maj të vitit të kaluar (2016), ishte presidenti i parë amerikan pas kësaj ngjarje që vizitoi qytetin Hiroshima të Japonisë. Në sulmin çnjerëzore me bombë bërthamore të Amerikës në qytetin Hiroshima të Japonisë u vrarë me dhjetëra mijëra njerëz./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne