Bota

Vdes në burg Toto Rina, koka e Cosa Nostras

Mendohet se nën urdhrat e tij janë bërë gati 150 vrasje. Bosi i mafias i siçiliane Salvatore Rina, i njohur ndryshe si “Toto” ndërroi jetë në qeli mëngjesin e sotëm, njoftojnë mediat italiane.
Në moshën 87 vjeçare, “Il capo dei capi” e mbylli jetën ndërsa vuante vuante 26 dënime të përjetshme, pa asnjë shpresë për të jetuar një ditë tjetër si i lirë.
Rina ishte prej dy ditësh në koma mjekësore dhe ishte operuar dy herë. Megjithë dënimet e rënda që ka marrë Toto Rina nuk është penduar kurrë.
I ashtuquajtur “La Belva” (“Bisha”), Toto Riina mbretëroi nën terror përgjatë 20 viteve në Siçili dhe brenda grupit të Cosa Nostras, kontrollin e të cilës e kishte marrë duke nisur nga vitet 70.
Riina fshihej gjithashtu pas një serie bombardimesh mafioze në Romë, Milano dhe Firence në 1993, gjë që lanë 10 të vdekur.
“Kam qenë gjithnjë një burrë nderi, një person serioz”, thoshte vazhdimisht në qeli “Il Capo dei Capi”.
Toto Rina është përfolur shumë për korruptimin e shumë politikanëve në Itali. I famshëm është takimi me ish-kryeministrin Giulio Andreotti, një nga pikat më të errëta të politikës italiane.

 

 

 

OPINIONE