Vdesin dy persona nga sulmi me thikë në Londër

Dy personat që u plagosën nga sulmi me thikë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, kanë humbur jetën në spitalin që janë dërguar.

Sipas lajmit të BBC, të bazuar në burimet e spitalit, dy personat që u plagosën në sulm u janë nënshtruar plagëve. Ndërsa nuk është bërë e ditur se sa persona janë plagosur në incidentin në fjalë.

Policia incidentin e cilësoi si sulm terrorist, ndërsa Partia Konservatore në pushtet dhe Laburiste në opozitë njoftuan se kanë pezulluar fushatat e tyre zgjedhore.

Mbante eksploziv të rremë

Zv/drejtori i policisë britanike, Neil Basu, kishte njoftuar se policët që kanë arritur në ora 14.00 me kohën lokale në vendin e ngjarjes kanë qëlluar për vdekje sulmuesin.

Policia gjithashtu njoftoi se sulmuesi mbante mjet eksploziv të rremë.

Në inçizimet e postuara në rrjetet sociale mund të shihet se si disa persona mundohen të intervenojnë ndaj një personi, ndërsa policia që arrin në vendin e ngjarjes hap zjarr ndaj këtij personi.

Ura e Londrës edhe më 3 qershor të vitit 2017 ishte skenë e një sulmi terrorist me thikë, si pasojë e së cilit kishin vdekur 11 persona përfshirë edhe tre sulmues./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne