Vdiq bashkë me foshnjën / Mjekët: Tentoi të ndërpriste barrën

39-vjeçarja që u nda ditën e djeshme nga jeta në maternitetin e Kukësit së bashku me foshnjen e saj, dyshohet se kishte tentuar t’a hiqte këtë të fundit.

Sipas mjekëve mësohet se pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji të shprehur.

Nurije Poçi u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

Ajo është reanimuar dhe është ndërhyrë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana.

Neës 24 raporton se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, e sëmura ndërroi jetë në ora 01 e 30 të natës. Trupi i pajetë i nënës dhe foshnjës, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. 39-vjeçarja ishte nënë e 6 fëmijëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne