Bota

Vdiq në aksidentin me helikopter, kush është princi saudit

Vrasja e një princi saudit pranë kufirit jugor të mbretërisë me Jemenin ka tensionuar situatën në Arabinë Saudite, pas arrestimit të disa princëve të njohur për korrupsion.

Princi që humbi jetën quhet Mansour bin Muqrin. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit.

Një ditë më parë, Arabia Saudite u godit nga një raketë balistike pranë aeroportit ndërkombëtar të Riyadit e cila u nis prej Jemenit, një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës nërmjet mbretërise dhe rebelëve Huthi. Sulmi me raketë ishte i pari i drejtuar nga rebelët për në zemrën e kryeqytetit saudit, duke nënvizuar kërcënimin në rritje të paraqitur nga konflikti i zjarrtë në Jemen.

Arabia Saudite udhëhoqi ndërhyrjen për të përkrahur qeverinë e Presidentit Abedrabbo Mansour Hadi pasi Huthis e detyroi atë të emigrojë.

 

 

 

 

 

OPINIONE