Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, po diskutohet rreth jetës së vështirë politike të një gruaje në Shqipëri.
Ndër të ftuarat është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, e cila ka qenë pjesë e parlamentit nga viti 1997 deri në 2017. E pyetur se çfarë mendon për deputetët e sotëm të Parlamentit, Leskaj u shpreh e zhgënjyer me cilësitë e tyre.
“Unë e kisha vendosur që do të tërhiqesha, prita që të mbaronte procesi i zgjedhjes së Presidentit dhe pasi u zgjodh presidenti dola para mediave dhe komunikova që kam vendosur që të mos rikandidoj më dhe thashë që do preferoja që të zëvendësohesha nga një e re. Ka gjëra të tjera që njeriu mund t’i bëjë dhe njëherësh të mbetet e angazhuar. Kam pasur dhe kam rezerva për cilësinë e parlamentit. Unë pyesja veten çfarë po bëj unë këtu”, ka deklaruar Leskaj.
Mazhoranca e drejtuar nga Partia Socialiste ka qenë mjaft e goditur nga ligji i Dekriminalizimit, i cili u shoqërua me largimin dhe tërheqjen e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Aqif Rakipit, Vladimir Kostës, Alfred Pezës dhe Shkëlqim Selamit, të cilët rezultuan të dënuar dhe të dyshuar për vepra të ndryshme penale.