Veliaj, kryebashkiaku që ktheu kioskëzimin e Tiranës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me njē situatë shqetësuese në Tiranë.

‘Fenomeni i kioskëzimit’ të Tiranës tashmë po merr vëmendje tepër të gjerë e kjo fal “bashkëpunimit” që kryetari Veliaj ka me oligarkët.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Erion Veliaj zaptues i hapësirës publike, po mbush Tiranën me kioska.

Shfaqjen e bën të bukur si mbrojtës i hapësirave publike, del edhe thotë që trotuari është për të kaluar një nënë me karrocë, një pensionist , një motër, etj. Ndërsa realitetin e ka dhunë ndaj shitëseve ambulant, që dalin në rrugë me nje qese gjethe sallate dhe 5 tufa qepe të njoma, dhe nga ana tjetër shtimin e kioskave nëpër trotuaret dhe hapesirat publike të Tiranës.

Në një hulumtim që realizuam nëpër 15 rrugët kryesore të Tiranës, numëruam rreth 130 kioska. Ne video janë fotot e bëra nëper rrugët e Tiranës dhe rëndesia që i jep Erioni Betoni nepër fjalime hapësirës publike të vëna në krahasim për të dalluar propagandën nga realiteti.
Problemet me keto kioska janë të shumta:

– Nuk janë të zbardhura kriteret ligjore dhe jepen pa asnjë transparence nga Bashkia Tiranë dhe firma kontraktuese prej saj, zakonisht u jepen klientëve të preferuar ose eksponentëve të partisë që janë të lidhur me biznesin.

– Zënë hapesirat publike më shumë se cdo shites ambulant që trajtohet në menyre kafshërore nga policia bashkiake. Hapësira që zë një kioske është mesatarisht nga 9m2 deri në 16m2, kryesisht janë të vendosura pranë lulishteve në trotuaret për këmbësor.

– Krijon konkurencë të pandershme me dyqanët pranë që janë të vendosur në godina dhe që paguajnë nje sërë taksash për bashkinë dhe për qeverinë.

Veliaj sado që del sikur mbron hapësirën publike do mbahet mend si kryebashkiaku që ktheu kioskezimin e Tiranës për interesat e klientëve që e pasurojnë dhe e mbrojnë. Hodhi poshtë edhe të vetmen arritje që i njohin në vitet si kryebashkiak kapitenit të tij Edi Rama, pikërisht heqjen e kioskave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne