Veliaj Metës: ‘Graj gamorin tat! Mos fut hundët te Teatri Kombëtar!”

Kryebashkiaku Veliaj i është kundërpërgjigjur ashpër paralajmërimit të presidentit Meta për padi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Duke folur nga Bolliva, Veliaj tha se tani që teatri do të ndërtohet nga shteti, presidentit i ka rënë alibija e Kushtetutës:

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”

Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje.

I them presidentit rri me kushtetutën, nuk ke asnjë arsye të meresh edhe me Astirin, por mos të përfundo si atje, bëni si them unë. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është aq pa lidhje me Teatrin sa ç’ka Partia Demokratike me demokracinë.

Presidenti të bëhet me Robert Ndrenikën që ka lozur në atë skenë, ose me Luzmi Bashën që ka lozur në një tjetër skenë.”

Veliaj u shpreh i vendosur për ta shembur teatrin, të cilin e quajti “tallash e gozhdë të mbushur me minj e mola”. Ai tha se është i shqetësuar për arkivat e teatrit, që në rast se nuk janë vjedhur nga artistët protestues, mund të jenë ngrenë nga mola:

“Tirana do të ketë Teatër të ri. Nuk mund të jenë më të zgjuar sportistët, turistët që shohin Kalanë dhe të jetë artistët grupi që duhet të rrinë në një kolibe tallashi. Për projektin do të flasim në vjeshtë.

Le të rrinë te kasollja prej kashte, te kolibja e fashizmit, por kostumet nuk kanë pse i mbajnë peng aty. Nuk ka arsye përse miu të ushqehet me zërin e artistëve.

Minimalisht edhe nëse presidenti është realisht i interesuar mos t’i lërë të gjitha sendet me vlerë t’i hajë miu dhe mola. Teatri është institucion, kështu që arkiva, sendet me vlerë, duhet të shkojnë atje ku vlejnë.”/exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne