Veliaj në shërbim të oligarkëve, transformon Parkun Rinia për Beson e Tajvanit

Përveç kullave shumëkatëshe që po ndërtohen në qendër të Tiranës nga klientë të qeverisë, përveç qindra lejeve për pallate që po u jepen klientëve të Bashkisë, Erion Veliaj nuk ndalet.

Qokat për t’i shërbyer më tepër oligarkëve sesa qytetarëve, janë pothuajse evidente në çdo punë që kryen Veliaj. Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që po bëhet në lulishten më të lakmuar të Tiranës, tek Parku Rinia. Sheshi i gjelbërt ka një sipërfaqe rreth 23 000 m2, dhe aktualisht është shesh i gjelbëruar me pemë të larta shumë vjeçare, trotuarë me çakëll si dhe në të gjendet dhe “Memoriali i Pavarësisë”.

Por sipas projekt-studimit të Bashkisë së Tiranës, që do të kushtojë rreth 35 milionë lekë me TVSH, Veliaj ka ndërmend të shtrojë disa rrugë brenda kësaj hapësire të gjelbërt për të rritur numrin e vizitorëve në këtë zonë.

Mësohet se përveç skemës së rrjetit rrugor të brendshëm, projektuesi duhet të trajtojë me projekt zbatimi, të gjitha hapësirat urbane, trajtimi i tyre të bëhet me elementë të rikualifikimit urban (shtrim, etj), përveç elementëve të gjelbërimit të lartë apo të ulët sipas rastit dhe specifikave të vendndodhjes, ndarjes së zonës në disa nëndarje me funksione të ndryshme.

Edhe pse kjo është një zonë tërësisht e rehabilituar, kryebashkiaku Veliaj kërkon ta bëj më atraktive, për t’i shkuar në ndihmë biznesit privat. Tek Parku Rinia, ndodhet edhe Kompleksi “Tajvan”, në pronësi të njërit prej klientëve të qeverisë, Besnik Sula. Ky i fundit njihet për miqësinë me Ramën dhe Veliajn ndërsa pak muaj më parë fundosi kompaninë naftë-përpunuese ARMO, duke e lënë me miliona euro borxhe.

Këto ndërhyrje do t’i japin një akses më të madh veprimtarive private në Parkun Rinia, ne veçanti Kompleksit Tajvan, pronari i së cilës, Besnik Sulaj, kërkon që të ndërtojë një parkim nëntokësor aty. Pas projektit të studimit prej 35 milionë lekës, Tpz.al do të monitorojë në vijim sesa kushton investimi që Bashkia e Tiranës do të kryejë për Parkun Rinia.

Në Tiranë ka me dhjetra lulishte të degraduara dhe të harruara nga Veliaj apo paraardhësit e tij. Por si çdo politikan, edhe Veliaj vendos si inters parësor është shërbimin ndaj biznesmenëve dhe më pas ndaj qytetarëve./TPZ.AL/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne