Vëllai që i mori jetën dashnorit të motrës së martuar

Zbulohet fotoja e Esat Canit, personit të akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm; Gjeci, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës me Tiranës, ishte goditur me hekur dhe vdiq në Spitalin e Traumës.

Esat Cani akuzohet se e kreu vrasjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares.

Cani dhe kunati i vet e kanë ruajtur Gjecit tek takohej me 20-vjeçaren tek një kasolle pranë shtëpisë dhe aty e kanë goditur në kokë. Pastaj e kanë tërhequr trupin jashtë.

Ngjarja fillimisht u duk si aksidentale, por informacionet e marra nga hetuesit zbuluan një histori dashuri, dy tradhti bashkëshortore në mes dhe një “vrasje për nder’.

Edhe 20-vjeçarja është arrestuar nga Policia për moskallëzimin e vrasjes dhe pengimin e hetimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne