Vëllazëria Muslimane sugjeron plan kundër aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli

Vëllazëria Muslimane sugjeron një plan prej tre hapave kundër planit për aneksim të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Zëdhënësi i Vëllazërisë Muslimane, Talaat Fahmi në një deklaratë tha se plani i Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor të okupuar është një sulm ndaj tokës dhe palestinezëve.

Fahmi sugjeroi një plan tre hapësh, i cili kërkon “krijimin e një konsensusi për çështjen e Palestinës, i nxit vendet arabe për hapa serioze në ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin, OKB të mbështetesë legjitimitetin ndërkombëtar i cili i konsideron veprimet që dëmtojnë statusin e tokës së okupuar si krime”.

Para zgjedhjeve të parakohshme në vend, më 2 mars, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi se do të “aneksonte” vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Luginën e Jordanit.

Komisioni i përbashkët i formuar nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë filloi procesin e hartës në Bregun Perëndimor me qëllim “aneksimin” e këtyre rajoneve, duke ndjekur të ashtuquajturin planin e paqes të SHBA-ve.

Ministrat e Jashtëm arabë pritet që të enjten të zhvillojnë një konferencë emergjente përmes një video-lidhje për të diskutuar mbi planin e aneksimit të Izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne