Vëllezërit turq shtrojnë iftar në Prizren

Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) bashkë me Unionin e të Diplomuarve në Turqi (TUMEB) kanë shtruar sofër iftari në Prizren të Kosovë.

Në programin e iftarit në kuadër të “Takimeve Kulturore në Rajonet me Lidhje Shpirtërore” morën pjesë kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Rasim Demiri, ministër i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (PDTK), Mahir Yağcılar, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, Konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, kryetari i TUMEB-it, Amir Kuleta, përfaqësues të institucioneve të Turqisë në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij në programin e iftarit, Eren tha se afërsia kulturore dhe historike mes Turqisë dhe Kosovës është aq e madhe sa që nuk mund të krahasohet me vendet tjera.

Ai theksoi se Turqia çdo herë punon për mirëqenien, stabilitetin dhe paqen e Kosovës.

Yağcılar, nga ana e tij, tha se të diplomuarit në Turqi, ashtu si në të gjithë Ballkanin edhe në Kosovë ndodhen në pozita të larta si deputetë, burokratë dhe të tjera.

Ndërkaq, siç ambasadori Sakar, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Turqisë dhe Kosovës dëshirojnë t’i përparojnë në nivel më të avancuar me mbështetjen që do të vijë nga të diplomuarit në Turqi.

Pas programit të iftarit në sheshin e Shadërvanit u organizua edhe një program artistik./aa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne