“Vendet e BE-së nuk janë në gjendje të kritikojnë Iranin”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se vendet e BE-së nuk janë në gjendje të kritikojnë Iranin për çështjet tjera që nuk kanë lidhje me marrëveshjen bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zarif i cili mori pjesë në një program me studentë në një universitet privat në kryeqytetin Teheran, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se vizitat e kryediplomatit gjerman Heiko Maas dhe të kryeministrit japonez Shinzo Abe në Iran, si dhe vizita të cilën presidenti Hasan Ruhani do ta bëjë në Taxhikistan janë mundësi që Irani të tregojë politikën e tij. Zarif theksoi se politikat e administratës së Washingtonit nuk shënjestrojnë vetëm Iranin, por të gjithë shtetet e botës.

Kryediplomati iranian tregoi se shtetet evropiane të cilët janë palë e marrëveshje bërthamore, janë të detyruar që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike të Iranit. “Vendet e BE-së nuk janë në gjendje të kritikojnë Iranin për çështjet tjera që nuk kanë lidhje me marrëveshjen bërthamore. Këto vende duhet të flasin se sa prej problemeve janë zgjidhur dhe në çfarë niveli është siguruar normalizimi”, u shpreh ai.

Ai theksoi se në marrëveshjen bërthamore është i rëndësishëm rezultati e jo hapat.

Zarif pohoi se politikat e Perëndimit në rajon nuk kanë dhënë ndonjë rezultat përveçse dëmit, duke shtuar se vendet si Gjermania kanë ndaluar shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite, por shtetet tjera vazhdojnë të lejojnë këtë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne