“Vendet e BE-së nuk janë në pozitën për të dalë nga marrëveshja bërthamore”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha se vendet e Bashkimit Evropian nuk janë në pozitën për të dalë nga marrëveshja bërthamore dhe se ato nuk kanë një të drejtë të tillë.

Zarif në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Asamblesë së Iranit (ICANA) ka mbrojtur idenë e tij se evropianët kanë mbetur prapa në përmbushjen e angazhimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore dhe se këto vende e kanë treguar në mënyra të ndryshme sjelljen që SHBA-ja e ka paraqitur qartë.

“Vendet e BE-së nuk janë në pozitën për të dalë nga marrëveshja bërthamore. Edhe nga pikëpamja ligjore nuk e kanë një të drejtë të tillë. Irani ka hedhur hapat sipas marrëveshjes bërthamore dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë, por vendet e BE-së nuk mund të ndahen nga kjo”, ka thënë Zarif./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne