Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G7 kanë mirëpritur përpjekjet e Iranit për arritjen e një zgjidhje politike të krizës në rajon.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, sekretari i grupit G7 në fund të takimit dyditor që u mbajtur në Itali, ku në fund u nxor një deklaratë e përbashkët, duke folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ka thënë se përpjekjet e Iranit për gjetjen e një zgjidhje politike të krizës në rajon janë të mirëseardhura dhe të gjitha vendete anëtare të G7 që përbëhet nga shtatë vendet më të industrializuara të botës, janë pajtuar për të vazhduar edhe më tej luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Ministrat e jashtëm të këtij grupi kanë theksuar se Irani deri më tani ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara përveç Rusisë janë pajtuar kanë theksuar për vazhdimin e luftës kundër ISIS dhe gjetjen e një zgjidhje politike të krizës në Siri./ PT