Vendet evropiane diskutojnë për njohjen e Palestinës si shtet

Në prononcimin e tij të bërë për radion “Zëri i Palestinës”, Xheradat tha se është çështje kohe njohja e Palestinës nga Sllovenia dhe se kjo çështje po diskutohet edhe me disa vende të tjera si Belgjika, Luksemburgu, Irlanda dhe Portugalia.

Ai theksoi se po zhvillohen bisedime me zyrtarët e vendeve të mëdha të Evropës si Franca, Britania e Madhe dhe Spanja për njohjen e Palestinës si shtet. Xheradat ka vënë në dukje se vendet në fjalë nëse vendosin të marrin një vendim në këtë drejtim, të tjerët do ta ndjekin atë.

“Anëtarët e BE-së mund të marrin vendime individuale ashtu si në njohjen e Kosovës”, tha ai.

Xheradat vuri në dukje se kohën e fundit mendohet për mundësinë që vendet anëtare të lihen të lirë për njohjen e Palestinës, ashtu si në modelin e “Bashkimit Evropian për Kosovën”.

Kosova, e cila u largua nga Serbia në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj dhe filloi procesin për njohjen si shtet. BE-ja në lidhje me këtë çështje nuk mund të vendoste një qëndrim të përbashkët dhe vendimi u la në iniciativën e shteteve anëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne