Bota

Vendet myslimane konsiderojnë të përdorin dinarin e artë për të mposhtur sanksionet

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad deklaroi se Irani, Malajzia, Turqia dhe Katari janë duke konsideruar përdorimin e dinarit të artë dhe tregtisë me klering, si një mënyrë për të mbrojtur veten kundër çdo sanksioni të ardhshëm ekonomik.

Në fund të Samitit të Kuala Lumpur 2019 në kryeqytetin e Malajzisë të shtunën, Mahathir vlerësoi Iranin dhe Katarin se kanë qenë të pavarur dhe të aftë për të qëndruar në këmbët e tyre, përkundër sanksioneve ekonomike dhe embargove. Ai gjithashtu tha se sanksione të tilla nuk dëmtojnë vetëm Iranin dhe Katarin, dhe për këtë arsye, është e rëndësishme që bota myslimane të koordinohet në mënyrë që të përballet me kërcënimet në të ardhmen. “Unë kam sugjeruar që të rishikojmë idenë e tregtimit duke përdorur dinarin e artë dhe tregtinë me klering midis nesh,” tha ai. “Ne po e konsiderojmë seriozisht këtë dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të gjejmë një mekanizëm për ta zbatuar atë”, tha Kryeministri i Malajzisë./parstoday

OPINIONE