Bota

Vendet perëndimore po planifikojnë të evakuojnë Helmetat e Bardha nga Siria

Është raportuar se vendet perëndimore kanë planifikuar të evakuojnë nga Siria Helmetat e Bardha, të cilat pretendojnë se janë organizatë e ndihmës, por për të cilat është zbuluar se janë të lidhura me organizatat terroriste dhe se Donald Trump foli lidhur me këtë çështje në samitin e NATO-s në Bruksel.

Sipas një raporti të CNN-së, vendet perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Anglinë dhe Francën, po punojnë për një plan që do të zbatohet për të evakuuar Helmetat e Bardha dhe familjet e tyre nga Siria.

Vendet perëndimore në fjalë po planifikojnë të dërgojnë anëtarët e Helmetave të Bardha në vende si Kanadaja, Anglia ose Gjermania.

KJO ÇËSHTJE ËSHTË SJELLË NË RENDIN E DITËS NË SAMITIN E NATO-S

Një burim për CNN, ka raportuar se Donald Trumpka folur lidhur me këtë çështje në samitin e NATO-s në Bruksel.

‘MUND TË SJELLET NË RENDIN E DITËS SË TAKIMIT TRUMP-PUTİN’

Sipas këtij burimi, çështja e Helmetave të Bardha mund të diskutohet edhe në takimin që do të mbahet në mes të Trumpit dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Helmetat e Bardha janë mjet provokues i vendeve perëndimore në Siri.

Së fundmi, thuhet se në njërin nga provokimet më të zëshme të Helmetave të Bardha lidhur me sulmin kimik në provincën Duma të kryeqytetit të Damaskut, si pasojë e sulmit ajror është plagosur 5 vjeçari Umran Dakshin në Aleppo.

Organizata, e cila publikoi fotografitë e Umranit në ambulancë, përgjegjësinë e incidentit i’a ngarkoi ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë.

Por, babai i Umranit, Muhamed Dakshin pati thënë se djali i tij nuk u lëndua në sulm ajror, por në një shpërthim tjetër të panjohur dhe se atij i është bërë presion për të pranuar skenarin e sulmit ajror të xhihadistëve dhe Helmetave të Bardha.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE