Vendi ku adhurohet qeni dhe jo Zoti

Legjenda thotë se qeni i kishte shpëtuar banorët e parë nga vdekja për shkak të mungesës së ujit, duke i dërguar ata drejt një burimi uji.

Banorët e një fshati në Kinë e mbajnë mbi supe një qen të veshur me rroba njeriu, duke shprehur ndaj tij adhurimin që i bëhet një zoti

Kjo ceremoni kryhet çdo vit nga njerëzit e vendit Miao në një provincë kineze, kjo traditë tashmë numëron shekuj.

Banorët që besojnë që qeni u ka shpëtuar paraardhësit nga vdekja, e shohin këtë si një shenjë të madhështisë dhe shenjtërisë.

Ceremonia bëhet me një paradë ku qeni i veshur me bluzë dhe kapelë vendoset në një ‘karrige lëvizëse’ dhe pastaj bartet përgjatë paradës përderisa njerëzit këndojnë dhe u bien daulleve.

Njerëzit mblidhen në paradë për të shfaqur falënderim ndaj qenit dhe për t’u lutur për të mirat e vitit që vjen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne