Vendi ku humbën jetën nënë e bijë në Pogradec

Dalin pamjet e vendit ku humbën jetën 10-vjeçarja E. Mazelli dhe nëna e saj Liri Mazelli në fshatin Alarup të Pogradecit. Në fotot e mëposhtme shihet gropa me ujë ku ra fillimisht 10-vjeçarja ndërsa e ëma hyri për ta nxjerrë prej aty. Fatkeqësisht të dyja kanë humbur jetën.

“Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshqitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe. Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes” – njoftoi policia. Në familjen Mazelli ka rënë zia ku nëna 35-vjeçare ka lënë pas dhe tre fëmijë të tjerë.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne