Vendimi i Edi Ramës, Arta Marku Prokurorja e re e Përgjithshme e Përkohshme

Edi Rama i ka dhënë fund dilemave për emrin që do të zëvëndësojë Adriatik Llallën. Arta Marku do të jetë Prokurorja e re e Përgjithshme e Përkohshme, e konfirmuar nga socialistët, që duket se do të dalin me vetëm një kandidaturë në votim. Vendimi iu është njoftuar deputetëve të PS-së nga Rama që në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar, ka mbajtur një fjalë të shkurtër para tyre. Në momentet e fundit të mbledhjes, deputetët e PS janë vënë në rresht të hedhin firmat e nevojshme për propozimin e Ramës për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne