Me një vendim të qeverisë Operatorët e Biznesit Ushqimor duhet të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergenët që përmban produkti.
Vendimi i Etiketimit është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.
Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.
Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në vëzhgime dhe rekomandime, sektorit i vihej detyrë përmirësimi i legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.
Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Burimi: Top Channel