Vendimi i Kinës për Iranin po e shqetëson SHBA-në

Foreign Affairs me bazë në Amerikë vlerësoi se a mund të neutralizoj Kina embargot që do të aplikohen ndaj Iranit pas tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshja Bërthamore.

Revista me bazë në SHBA, Foreign Affairs shkroi: “Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, pastaj sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e paraqiti strategjin e re dhe të ngurtë të Uashngtonit kundër Iranit, me shpresën që Irani të kthehet në tryezën e bisedimeve për të arritur në një marrëveshje të re, ashtu siç dëshiron Uashingtoni. Ndërsa tani, ka dyshime për ringjalljen e plotë të ekonomisë iraniane dhe për çështjen e qeverisë së Trumpit lidhur me këtë vend.”

Duke vënë në dukje se qeveria e Iranit ka zhvilluar marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë kundër izolimit ndërkombëtar gjatë dy muajve të fundit, revista raportoi se Kina ka deklaruar se ka gjasa të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani dhe shtoi se bashkëpunimi i Pekinit me Teheranin mund të i’u ofrojë bazë vendeve të tjera për të bashkëpunuar me Teheranin.

Duke vënë në dukje marrëdhëniet 2 mijë vjeçare të Kinës me Iranin, Foreign Affairs raportoi se pas vizitës së udhëheqësit të Partisë Komuniste të Kinës, Hua Guofeng në Teheran në vitin 1979, marrëdhëniet në mes të dy vendeve u rritën gradualisht.

Revista amerikane e cila vuri në dukje se Guofeng ka deklaruar se ata janë të gatshëm të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin, tha se Kina u bë furnizuesi më i madh i armëve për Iranin, pas krizës së pengjeve dhe fillimit të izolimit iranian në arenën ndërkombëtare dhe më pas, gradualisht u bë një aktorë i rëndësishëm në fushën ekonomike, tregtare, ushtarake si dhe në politikën e jashtme me Iranin.

Kjo revistë e cila vuri në dukje kohën kur sanksionet e SHBA-së dhe aleatëve të saj kundër Iranit u bënë më të rënda në vitin 2005, theksoi se Irani është një vend që furnizon një pjesë të madhe të nevojave energjetike të Kinës dhe konsiderohet si një treg i madh për produktet kineze.

Foriegn Affairs shkroi se për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në Lindjen e Mesme, duke përfshirë qasjen e tij në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit, Azinë Qendrore, Azinë Jugore dhe Evropën, Irani është i një rëndësie të veçantë për Kinën, e cila po përpiqet të rrisë efikasitetin e saj politik dhe ekonomik në këtë rajon dhe shtoi se edhe nëse Kina ka mbështetur sanksionet e OKB-së kundër Iranit në vitin 2010, ky vend përfitoi nga izolimi i tij, sepse me tërheqjen e kompanive perëndimore nga Irani, është hapur një zonë më e gjerë për firmat kineze.

Revista amerikane raportoi se ndërsa populli iranianë dhe qeverisësit dëshironin të përmirësonin marrëdhëniet e tyre me Perëndimin, ata dëshironin të ruajnë edhe marrëdhëniet e tyre me Kinën, për mundësinë e përkeqësimit të marrëdhënieve me Perëndimin dhe deklaroi se zhvillimet e mëvonshme zbuluan se ky mendim ishte i saktë, pasi Trump ishte haptazi kundër marrëveshjes bërthamore nga e cila më vonë edhe u tërhoq.

Foriegn Affairs shkroi se vendet e tjera të Trumpit po bënë presion për të mos blerë naftë nga Irani dhe për të mos bërë tregti dhe se Teherani dëshiron të parandalojë dëmet e mëdha në ekonominë e Pekinit.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja e dëshiron mbështetjen e Pekinit, përkundër faktit se ajo ka marrë disa firma kineze në listën e sanksioneve, revista amerikane shkroi se disa nga kompanitë e mëdha kineze veprojnë në Iran; se në korrik të vitit 2017 Kina ndau një miliard e 500 dollarë për hekurudhën Teheran-Mashhad; se ajo ka paguar me monedhën e vet për naftën e Iranit dhe të gjitha këto tregojnë se Pekini dhe Teherani do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre tregtarë.

Revista amerikane gjithashtu vuri në dukje se Kina luajti një rol të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe në këtë kontekst u konsiderua një aktor i rëndësishëm në riformimin e Reaktorin e Ujit Erak.

Në vazhdim, Foriegan Affairs shkroi kështu: Nëse Kina vazhdon bashkëpunimin e saj komercial me Iranin, efekti i përpjekjeve të SHBA-së për të izoluar Teheranin do të jetë i vogël. Meqënëse Irani nuk ka shkellur marrëveshjen bërthamore, ndërsa Trump është tërhequr nga kjo marrëveshje, vendet e tjera mund të veprojnë në përputhje me Kinën për të bashkëpunuar me Iranin./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne