Vendimi i Trumpit për Iranin nuk mbështetet nga bota

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosja e sanksioneve ndaj këtij vendi nuk u mbështet nga bota.

Bashkimi Evropian (BE), Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe Kombet e Bashkuara bënë të ditur se janë pro mbrojtjes së marrëveshjes bërthamore.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shkroi një mesazh në median sociale ku tha se BE do të veprojë në unitet ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë me këtë vend”.

Ai rikujtoi se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë dhe informoi se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë me këtë vend do jenë në agjendën e samitit në fjalë.

Edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, në konferencën për shtyp në Përfaqësinë e Komisionit të Evropës në Romë, Kryeqytetin e Italisë tha se kanë pritur me keqardhje deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Mogherini duke iu referuar Iranit, tha: “Qëndroni besnikë obligimeve tuaja dhe ne do ti qëndrojmë besnikë obligimeve tona. Së bashku, si një shoqëri ndërkombëtare do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një deklaratë me shkrim tha se ndjehen të shqetësuar nga vendimi i Amerikës për Iranin.

Ai i bëri thirrje palëve të marrëveshjes që të përmbushin obligimet dhe të gjitha vendeve anëtare i kërkoi që të mbështesin marrëveshjen bërthamore si dhe theksoi se marrëveshja e arritur me Iranin është një sukses i madh për denuklarizimin dhe diplomacinë dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Kurse NATO, pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, i bëri thirrje të gjitha palëve për të punuar për një zgjidhje politike.

Zëdhënësja e NATO-së Oana Lungescu tha se NATO në vitin 2015-të priti me kënaqësi marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe bëri thirrje duke bërë të ditur se është i nevojshëm zbatimi i plotë i marrëveshjes.

Ndërkaq kryeministrat e Anglisë, Gjermanisë dhe presidenti i Francës, në lidhje me vendimin e Amerikës për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, publikuan një komunikatë të përbashkët ku deklarohej se i qëndrojnë besnikë marrëveshjes në fjalë.

“Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministrja angleze, Theresa May dhe Kancelaren gjermane, Anglea Merkel shënojnë se vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tu tërhequr nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), i nënshkruar me Iranin në vitin 2015-të është pritur me hidhërim dhe shqetësim” shkruhet në komunikatë.

“Të gjithë së bashku theksojmë besnikërinë ndaj JCPOA-së që vazhdon ende. Kjo marrëveshje vazhdon të jetë e rëndësishme për sigurinë e përbashkët” janë fjalët të cilat zënë vend në komunikatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne