Vendimi kinez kundër ujgurëve: “Arrestoni të gjithë ata, që duhet arrestuar”

Një dokument sekret kinez është publikuar së fundi nga tre prestigjioze: britanikja Financial Times, amerikania New York Times dhe gjermania Süddeutsche Zeitung, e quajtur si Karakax-Liste, ku tregohen urdhrat kinezë për burgosjen e muslimanëve ujgurë dhe kazakë në provincën autonome Xinjiang. Karakax-Liste ka rreth 137 faqe dhe është përpiluar brenda tre viteve.

“Arrestoni të gjithë ata, që duhet të arrestohen,” ka paralajmëruar guvernatori i provincës Chen Quanguo, përcjell foldrejt.com shkrimin e dokumentit të publikuar në mediat prestigjioze perëndimore.

Në vijim keni arsyet që janë përdorur për të arrestuar muslimanët. Muslimanët janë arrestuar nga autoritetet kineze pasi:

  1. Dikush ka kryer më shumë fëmijë sesa planifikimi familjar shtetëror kinez.
  2. Sepse kanë kryer haxhin.
  3. Kanë pasur një pasaportë.
  4. Ka qenë kushëri me ndokënd që është internuar (njëlloj si te komunizmi shqiptar i Enver Hoxhës).
  5. Dikush kishte rritur mjekrën.
  6. Ka pasur libra “ilegalë”.
  7. Nuk kanë dëgjuar udhëheqësit lokalë.
  8. Kanë telefonuar ndokënd në diasporë.
  9. Kanë dhuruar para për ndonjë xhami.
  10. Ose në fund thjesht, nuk ka qenë shumë i “besueshëm” për autoritetet.

Sipas Kinës, ajo ka ndjekur një politikë konstruktuve për të larguar “virusin” ndaj shtetasve të “infektuar” muslimanë. Por kjo masë është kundër çdo të drejte themelore njerëzore./Foldrejt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne