VENDIMI/ KLGJ përjashton nga gara për Gjykatën e Lartë Theodhori Sollakun

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ.

Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më parë.

Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo;

Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami. Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ pasi verifikoi të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.

Tashmë me “skualifikimin” e Sollakut, në garë aktualisht janë shtatë kandidatë të tjerë. Gjykata e Lartë sipas ligjit duhet të këtë në organikën e saj 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere dhe tre nga radhët e juristëve të spikatur.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot më datë 22.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, Këshilli pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni për Vlerësimin e Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi statusin individual për 7 nga 9 inspektor të ish-KLD-së.

Dy prej tyre do të trajtohen në mbledhjen pasardhëse.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli vendosi komandimin e znj. Tereza Lani (Merkaj) si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës.

Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Eneida Civici, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit, si dhe konfirmoi si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit Florjan Kalaja dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit.

Theodhori Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm. Ndërsa për këtë garë nga gjithsej 22 kandidatë, KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut ngelin 7.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur. Për funksionimin e kësaj gjykate, Naureda Llagami, kryetare e KLGJ deklaroi pak javë më parë se Gjykata Lartë vendimet e para do t’i japë shumë shpejt./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne