Vendimi për zgjedhjet shpëtoi shtetin tonë, u prishën skenarët që kishin përgatitur ata; kështu si bota edhe Turqia janë në gjendje alarmi

Nga İbrahim Karagül

Turqia ishte e detyruar ta merrte vendimin për zgjedhjet e parakohshme. Ishte e detyruar të përcaktonte datën më të afërt të mundshme. Ishte e detyruar të nxirrte nga rendi i ditës sa më parë çështjen e zgjedhjeve. Ishte e detyruar të kalonte sa më parë në sistemin e ri, të mos vononte këtë kalim, t’iu paraprinte hapësirave që do të lindnin nga ky kalim.

Ishte e detyruar të mbyllte hapësirat e operacioneve të drejtuara jashtë dhe brenda. Ishte e detyruar të zhdukte gjithë paqartësitë, të forconte fushën e pushtetit qendrit të shtetit, të mbronte dinamizmin shoqëror, t’i paraprinte pengesës së “ndërhyrjeve të shumë shteteve njëkohësisht” nën emrin “opozitë”. Ishte e detyruar të shtonte aftësinë e marrjes së vendimeve “të jashtëzakonshme” përballë zhvillimeve “të jashtëzakonshme”.

Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme në plan global, Turqia e pikasi rrezikun

Përcaktimi i zgjedhjeve të vitit 2019 në 24 qershor 2018 nuk ka lidhje me brengat e politikës së brendshme dhe me rezultatet e mundshmee të zgjedhjeve. Është marrë një vendim bazuar krejtësisht në çështjet e sigurisë kombëtare dhe është marrë një vendim më se i mençur, me vetëdijen e ndjenjës së përgjegjësisë, duke marrë parasysh llogari shumë të thella, një vendim që do të formësojë dhe përcaktojë të ardhmen politike të Turqisë.

Popullit dhe shtetit tonë i kanosen rreziqe shumë të mëdha. Jo vetëm Turqia, por e gjithë bota është në pritje të shtrëngatave të mëdha. Bota ka hyrë tashmë në një gjendje  të jashtëzakonshme. Po rritet një dallgë shkatërruese ndaj saj duke nisur nga SHBA-të e deri tek Europa, nga Rusia deri tek Kina e në çdo cep të Lindjes së Mesme dhe nuk mund të paracaktohet se deri në ç’pikë do të arrijë kjo dallgë.

Gjithë rrethina jonë është shndërruar në një front, në Mesdhe mund të nisë një luftë…

Thuajse të gjithë shtetet po përgatiten përballë këtij rreziku, po plotësojnë sa më parë rendin e ditës që ka të bëjë me zgjedhjet dhe thuajse kalojnë në gjendjen e vigjilencës. E dimë se mjaft shtete kanë përcaktuar data më të hershme për zgjedhjet e tyre. Shohim se mjaft shtete përtej problemeve të brendshme politike janë kushtëzuar nga çështjet e sigurisë kombëtare, se janë drejtuar drejt mbrojtjes, se kërkojnë rrugët e daljes me më pak humbje nga shtrëngata që afrohet.

Lufta është përhapur në të gjithë gjeografinë tonë. Gjithë rrethina jonë është shndërruar në një front. Për më tepër asnjëra prej këtyre krizave nuk është vendëse, por është në plan global. Po konfliktohen forcat e mëdha, tashmë dihet se kjo mund të rezultojë me copëtimin e disa shteteve, se gjenden edhe plane të këtillë.

Në Siri lufta jonë vijon. Po tregojmë përpjekje për të parandaluar sulmet e njëzëshëm drejt Turqisë. Në Egje bëhet fjalë për skenare të lidhura me “një incident”. Të gjithë skenaret rezultojnë me konflikt. Mesdheu Lindor po vlon. Mesdheu mund të kthehet në një top prej zjarri mbi gazin natyror të Sirisë dhe Libanit, mbi konfliktimin e forcave qendrore.

Këta nuk janë thjesht zgjedhje, por çështje mbijetese

15 korriku ishte një sulm i qartë. Ishte planifikuar për të shkatërruar Turqinë. Por ka plane të tjerë, nuk i kanë lënë pas dore. Do të godasin ekonominë, do e godasin me “operacionet e brendshme”. Do të godasin nga jugu në veri, do e godasin me skenare të ngjashëm me 15 korrikun. Turqia do të rezistojë, ndërsa ata do të godasin, ne do të tregojmë rezistencë e qëndrueshmëri e ata do të vijojnë sulmet e tyre. Kjo është një luftë shekullore dhe ne po luftojmë në një front të “Rezistencës së pamëshirshme”.

Të arrijmë në një vendim të njëzëshëm në 24 qershor në kuptimin e plotë të fjalës është një çështje e sigurisë kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet, rezultatet e zgjedhjeve dhe me brengat që lindin nga politika e brendshme. Këta zgjedhje nuk janë të kufizuara veçse me kornizën e demokracisë, por me ekzistencën e një shteti dhe populli, me përhapjen e tij në shekullin 21, me mbijetesën e tij, me vijimin e zhvillimit dhe lartësimit të tij, me kthimin në rolin konstruktiv kundrejt historisë, me vënien në lëvizje të gjenetikës politike qindra vjeçare.

Do të shprehim zgjedhjen tonë kritike ndaj skenareve të ngjashëm me 15 korrikun, ndaj “Hartuesve të fshehtë të hartave”…

Në 24 qershor do të marrim njërin prej vendimeve më kritike të historisë sonë. Kaluam në vigjilencë përballë shtrëngatavë që vijnë radhë-radhë mbi ne. U kyçëm në ekzistencë. Kurrë nuk do të hedhim hap pas. Këmbët do i kemi të vendosura, nuk do na dridhen gjunjtë, nuk do të çalojmë. E dimë se ç’aks qëndrueshmërie dhe rezistence janë këta zgjedhje dhe vendimi i këtyre zgjedhjeve.

Turqia është e detyruar të kalojë me shpejtësi në sistemin e ri, të akumulojë forcë, të jetë e përgatitur, të përshpejtojë mekanizmin e vendimmarrjes, të jetë në një gjendje që të marrë vendime të jashtëzakonshëm, të shpëtojë nga qarqet dhe personat që bëhen kleçka nëpër këmbë.

Është e detyruat të vihet në lëvizje përballë tradhtive të ortakëve të ndërhyrjeve të drejtuara prej disa shtetesh njëkohësisht. Është e detyruar të kalojë në lëvizje përballë atyre që janë në pritje të skenareve të 15 korrikut, që fitojnë tendera në këtë drejtim. Është e detyruar të vihet në lëvizje përballë “hartuesve të fshehtë të hartave”, atyre që kanë si objektiv mendjen dhe trurin e shtetit kombëtar, që mundohen të sakrifikojnë shtetin tonë ndaj skenareve në fronte të ndryshme.

Është vënë në lëvizje gjenialiteti politik mijëvjeçar

Pasi është vënë në lëvizje gjenialiteti i këtij shteti që përfaqëson vullnetin e ndërtimit të historisë prej një mijë vitesh vetëm në këtë gjeografi. Pasi ka pikasur rreziqet, është zgjuar ndaj këtyre rreziqeve dhe ka vendosur se ç’do të bëjë. Pas kësaj etape nuk ka mbetur asnjë kuptim i llogarive apo hesapeve të brendshme politike. Tashmë të gjithë hesapet e brendshme politike që operojnë kundrejt devijimit apo keqorientimit të këtij gjenialitteti janë jolegjitime.

Ata vunë në zbatim skenarin esencial në datën 7 qërshor. Sipas këtij skenari do të bënin të mundur që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mos ishte fuqia e vetme politike në pushtet, që të detyrohej të pranonte bashkëqeverisjen me partinë më të madhe opozitare në vend, pra me Partinë Republikane Popullore (CHP), do të nxirrte jashtë funksionit gjenialitetin dhe kuadrot që përcaktojnë historinë e re të lartësimit të Turqisë dhe do i bënte ata inefektive.

Në rast se kreu i Partisë Kombëtare Popullore (MHP) Devlet Bahçeli nuk do të kyçte të gjithë skenaret mbrëmjen e 7 qershorit, nëse Presidenti Erdoğa nuk do të merrte vendim për zgjedhjet e datës 1 nëntor atëherë ndoshta sot do të jetonim në një vend të marrë peng, të rropatur, ndoshta edhe të copëtuar. Ndoshta nëpër rrugë do të kalonin lehtësisht e do të bënin ç’të dëshironi sa e sa organizata të armatosura, ndoshta edhe do të ishim shtyrë drejt një lufte civile.

Ja që të gjithë këta skenare të pistë dje ‘iu mbetën shah-mat’ në duar

Pavarësisht kësaj 15 korriku nuk u parandalua, ia arritën ta vënë në zbatim… Por nuk arritën në sukses. Po të kishin arritur në sukses sot rrugicat tona do të ishin mbushur me gjak, Turqia do të kishte marrë gjendjen e Sirisë. Populli ynë atë natë ndryshoi si rrjedhën e historisë së Turqisë, ashtu edhe të botës. Më pas nisën të godasin nga jugu. Me operacionet e fundit të realizuara në Afrin edhe këta nisma të tyre u nxorrën duarbosh. Tani po mundohen të shtyjnë Turqinë drejt një lufte në Mesdheun Lindor dhe në Egje.

Rreziku është shumë i madh. Ky rrezik nuk ka të bëjë me politikën e brendshme, por me ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti. Shumica e atyre që e refuzojnë ekzistencën e këtij rreziku gënjejnë, mundohen të çorientojnë mendimet dhe mendjet e popullit tonë, kurrsesi mos i merrni në konsideratë ata.

Dje përcaktimi i zgjedhjeve në 24 qershor pas takimit të Presidentit Erdoğan dhe Devlet Bahçeli krijo një gjendje shoku tek ta, kështu iu ngecën në dorë të gjithë skenaret e nderhyrjeve në lidhje me vitin 2019. Do të detyrohen të thurin plane të tjerë, por nuk do të mund t’ia arrijnë. Operacionet e mëtejshme të tyre do të jenë të nxituar dhe përsëri do iu ngecin në dorë.

Është shpëtuar e ardhmja e shtetit tonë: Këta zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhje

Populli ynë duhet të dijë se po kalojmë nga një proces historik po aq sa Lufta e Pavarësisë. Bota gjendet brenda një konflikti global aq të gjerë po aq sa Lufta e Parë Botërore. Po shtohen sulmet ndaj shtetit tonë nga çdo front. Këta zgjedhje nuk janë kurrë thjesht zgjedhje. Por janë vendimmarrëse për të ardhmen e Turqisë.

Çdokush ka për detyrim të zërë radhë në frontin e atdheut. Qartësojeni qëndrimin tuaj ndaj strukturave, qarqeve dhe personave që bëjnë ortakësi me organizatat terroriste, që vallëzojnë me ata që ndërhyjnë në shtetin tonë. Mos të harrojmë, ndërsa gjithë bota po hyn në kushte të një gjendjeje të jashtëzakonshme, ne nuk kemi zgjidhje dhe alternativë tjetër veçse t’i dalim zot shtetit tonë.

Tashmë ose jemi në fronin e atdheut ose pjesë e skenareve shumëkombëshe. Ne do të vijojmë të ecim me hapa të mëdha në vijën më të parë të kësaj lufte dhe përpjekjeje.

U mor një vendim historik, dje kaloi në lëvizje gjenialiteti i thellë politik. Me shumë mundësi edhe u shpëtua e ardhmja e Turqisë. Kështu qartësojeni dhe kështu fiksojeni në mendjet tuaja…/Frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne