Vendimi, shkollat në New York do të japin mësime në shqip

Në New York shkollat do të ofrojnë mësime edhe në gjuhën shqipe. Lajmin e ka raportuar New York Post ndërkohë që vendimi është marrë ditën e enjte.

Sipas asaj që shkruan media amerikane janë afro 60 mijë shqiptar që banojnë në New York, më shumë se ndonjë shtet tjetër në SHBA. Sipas një studimi ët bërë në 2015-ën, më shumë se gjysma e tyre banojnë në lagjet e Bronx-it të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkëay, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Do të jetë një shkollë në Morris Park që do të mirëpresë programin e parë dygjuhësh shqip-anglisht. Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, dhe tashmë ato kanë shtuar në programin e tyre edhe gjuhën shqipe.

Kreu i këshillit të Bronksit, Shqiptaro Amerikani Mark Gjonaj, thase ishte krenar që kishte punuar për këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Nju Jork.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne