Vendimi/ Tahiri i lirë, burg për ish-drejtorin e policisë së Vlorës

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij me 3.4 vite burg. Ish-polici ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Ashtu si Tahiri edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Asnjë nga këto akuza të Prokurorisë nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne