Njëkohësisht me organizimin e protestave dhe grevave në Greqi, BE ka vendosur si kusht zbatimin e reformave ekonomike kundrejt dhënies së këstit të radhës së kredisë për këtë vend.
Për të disatën herë brenda viteve të fundit, grekët përballen me masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët e Athinës në këmbim të një pakete tjetër ndihme 3-vjeçare prej gati 86 miliardë euro. Në këtë paketë merr pjesë përveç BQE-së dhe BE-së edhe FMN, me 16 miliardë euro. 35miliardë euro në këto tre vjet do të përdoren për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa pjesa më e madhe për shlyerjen e detyrimeve të vjetra të Greqisë. Gjithashtu, pjesë e ndihmës është krijimi i një fondi në të cilin do të mblidhen të paktën 50 miliardë euro nga shitja e aseteve shtetërore të vendit. Prej tyre, 25 miliardë do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave, 12.5 për shlyerjen e borxhit dhe pjesa tjetër për investime. Por për të marrë të gjitha këto para, Greqia duhet të miratojë masat për reformat ekonomike që janë kusht të vendosur nga BE.