Vendoset në arrest shtëpiak trashëgimtari i shkarkuar i Fronit Mbretëror Saudit Vendoset në arrest shtëpiak trashëgimtari i shkarkuar i Fronit Mbretëror Saudit

Sipas pohimeve të katër funksionarëve sauditë-amerikanë që janë të afërta me familjen mbretërore të regjimit Al Saud, Muhamed bin Najef, preinci saudit i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i trashëgimtarit të Fronit Mbretëror të Arabisë Saudite, nuk lejohet të largohet nga Arabia Saudite dhe është vendosur në burg shtëpiak në pallatin e tij në Xheda.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se sipas pohimeve të këtyre funksionarëve të cilët nga frika preferuan të mbesin anonim, këto kufizime të vendosura për personin që konsiderohej numri 2 i Arabisë Saudite, janë caktuar për të penguar çfarëdo lloj proteste kundër trashëgimtarit të ri të Fronit Mbretëror të Arabisë Saudite, do të thotë Muhamed bin Selman 31 vjeç. Mediat e Arabisë Saudite po mundohet ta paraqesin transferimin e pushtetit në këtë vend si një proces të qetë, mirëpo vendosja e kufizimeve për princin Muhamed bin Najef, tregon pakënaqësinë e disa anëtarëve të familjes mbretërore dhe ekziston ky shqetësim që prania e Muhamed bin Najef në publik, do të shtojë edhe më tepër këto pakënaqësi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne