Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem, reagon ashpër Liga Arabe

Nga shtetet arabe kanë ardhur reagimet e para për marrëveshjen e nënshkruar dje në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë, dhe e cila nënkupton që këto dy shtete do të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, vend ky i konsideruar i shenjtë për palestinezët.

Në një reagim të lëshuar sot, sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, kritikoi ashpër Kosovën dhe Serbinë për vendimin e tyre, duke thënë se të njëjtat kanë vepruar kundër ligjit ndërkombëtar.

“Dy shtetet ballkanike kanë vepruar kundër vendimit të OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit që ndalon vendosjen e ambasadave në Jerusalem, që prej se ky vend konsiderohet i okupuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pozicioni i qartë i Ligës Arabe është se çështja e Jerusalemit duhet të zgjidhet me një status final të negociuar nga palestinezët dhe izraelitët.

Sipas tij, nëse injorohen ligjet ndërkombëtare, është veprim ilegal, dhe vështirësohet arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve që janë në konflikt për territore që nga 1967-ta.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së arritur dje në Uashington, Kosova dhe Izraeli pajtohen për njohje reciproke, teksa Kosova dhe Serbia do të vendosin ambasadat e tyre respektive në Jerusalem. /Lajmi.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne