Bota

Venezuela heq dorë nga dëbimi i diplomatëve amerikanë

Venezuela hoqi dorë nga kërkesa për dëbimin e diplomatëve amerikan, edhe pse SHBA-të kanë mbajtur qëndrim të njëjtë ndaj regjimit të Maduros.

Presidenti Nicolas Maduro të mërkurën ndërpreu çdo lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që Donald Trump dhe një sere vendesh të tjera e njohën Huang Guaido si kryetar të ri. Si rezultat I kësaj, Maduro u dha ultimatum diplomatëve amerikanë për tri ditë të largohen nga Venezuela. Trump u deklaruar se kjo kërkesë nuk do të merret parasysh, duke shtuar se Maduro nuk është më një president.

Afati përfundimtar duhej të mbaronte dje në mbrëmje. Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës ka deklaruar se ka suspenduar vendimin e Maduro për dëbimin e diplomatëve. Në vend të kësaj, në 30 ditët e ardhshme do të negociojnë për të hapur “zyre për interesa” me SHBA-të, ngjashëm me marrëdhëniet diplomatike ndërmjet SHBA-ve dhe Kubës.

Nga Departamenti i Shteti nuk janë deklaruar për këtë propozim, por kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të mbyllin ambasadën e tyre në Venezuelë.

Sekretari amerikan Mike Pompeo ka potencuar se tani kombet duhet të marrin anë sepse , siç ka porositur ai, “ose jeni me forcat e lirisë, ose jeni në aleancë me Maduro dhe kaosin e tij”.

OPINIONE